Dritan Shano për paketën fiskale 2016: Godet profesionet e lira
Demokratët vijojnë të kundërshtojnë ashpër paketën fiskale të vitit 2016.Për Dritan Shanon, koordinatori kombëtar në Partinë Demokratike, njëherësh ekonomist, taksa progresive në vitin e ri fiskal do të godasë profesionet e lira, ashtu siç bëri më parë me klasën menaxheriale.Dritan Shano: "Ajo që më shqetëson mua në paketën fiskale që qeveria propozon është një vërsulje me ndërgjegje që i bëhet profesioneve të lira, sepse është viti i dytë rrjesht që me tatimin progresiv, ku herën e parë u goditën në mënyrë preçize, specifike elita menaxheriale e këtij vendi vjet, rreth 12 mijë vetë. Ata e ndjenë peshën e tatimit progresiv, të tjerë nuk e ndjenë. Këtë vit përsëri profesionet e lira, njerëz që kanë harxhuar 20 vitë shkollë, po goditen përmes një politike fiskale".Përballë këtij propozimi të Qeverisë, ekonomisti Shano tha në studion e Ora News se alternativa e opozitës ka për qëllim rigjallërimin e ekonomisë.Dritan Shano: "Propozimi në vetvete thjeshtëzon sistemin fiskal, uniformizioni fiskal çon drejt përbushjes vullnetare të detyrimeve nga individët për buxhetin e shtetit dhe eleminon sa është e mundur dhe sa më fort kontakrin e inspektorëve tatimorë me biznesin. Sikundër, është krejt e kundërta e asaj që ka ndodhur sidomos në muajt e fundit".Shano deklaroi se qeveria po kopjon platformën e Partisë Demokratike me disa ndryshime që po bën në paketën fiskale.