I spiunon "Komisariati Dixhital", arrestohen dy shpërndarësit e kokainës në disko
Policia e Vlorës vë në pranga dy shpërndarës të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Xhezmi Zykaj 24 vjeç banues në Fier dhe Emiljano Selmanaj 23 vjeç banues në fshatin Patos të Fierit.Dy të rinjtë u kapën në flagrancë gjatë orëve të mesnatës me 4.5 gr kokainë në një disko në lagjen 24-Maji pranë rrugës Transballkanike, pas një denoncimi që policia kishte marrë në portalin "Komisariati Dixhital".“Drejtoria e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë, në bazë të një ankese të ardhur në Portalin "KOMISARIATI DIXHITAL" me temë “Në lokalin Versace shpërndahet drogë”, menjëherë kanë nisur veprimet dhe gjatë një hetimi 3-Mujor në drejtim të Parandalimit të Prodhimit dhe Shitjes së Lëndëve Narkotike, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij Operacioni në një nga Diskot e qytetit të Vlorës”.Sipas policisë, gjatë periudhës kohore që këta persona kanë qenë nën hetim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike "kokainë" në dy pikat kryesore: në lokalin "Versaçe-1" (përballë Stadiumit) dhe në "Versace-2" (Disko në Transballkanike).Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në lagjen "24-Maji", të cilën e kishin marrë me qera kanë gjetur dhe sekuestruar:- 4.5 gr lëndë narkotike "Kokainë", - 2.8 gr lëndë narkotike "Cannabis sattiva", - 122 fishekë zhurmues (manovër), - 5 aparatë celularë, - si dhe një automjet tip Audi-TT me targë: BS679YZ (në pronësi të Emiljano Sulejmani-t).[caption id="attachment_629624" align="alignnone" width="634"]
Në foto lënda narkotike dhe sendet e tjera që iu sekuestruan të arrestuarve[/caption][caption id="attachment_629625" align="alignnone" width="639"]
Në foto mjeti dhe droga e sekuestruar[/caption]