Ndoka-Metës: Binde Ramën të ç’dekorojë persekutorin e At Zef Pllumit, ose rezolutë
Deputeti demokristian, Nard Ndoka, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të tërheqë mbrapsh vendimin e turpshëm dhe provokues të dekorimit të hetuesit të At Zef Pllumit.Në seancën plenare, Ndoka kërkoi dhe ndihmën e kryeparlamentarit Meta të bindë bashkëaleatin në qeverisje që të reflektojë mbi këtë vendim skandaloz.Në të kundërt, Ndoka i propozoi kreut të Kuvendit dhe kolegëve të tij deputetë që të ndërhyjnë përmes një rezolute ose projektligji siç e parashikon dhe rregullorja për të zhvlerësuar vendimin e KM.Nard Ndoka: Ndaj zoti.Kryetar përdoreni dhe autoritetin tuaj, edhe si pjestar i këtij koalicioni duke i kërkuar tërheqjen e këtij dekorimi të turpshëm dhe provokues.Në të kundërt, nëse nuk do ketë një reflektim mendoj që parlamenti duhet të shprehet nëpërmjet një rezolute ose projekligji si e kërkon rregullorja duke e zhvlerësuar këtë vendim të turpshëm të Kryeministrit tonë. Berisha: Çfarë vlere ka ligji i ri i dekriminalizimit me dekorata të tilla?Për këtë çështje në parlament reagoi edhe ish-kryeministri Berisha.Sali Berisha: “Po dekorohen xhelatët e genocidit ndaj besimtarëve. Ekzekutimi për bindje fetare është forma më e shëmtuar e krimit. Çfarë vlere ka ligji i ri i dekriminalizimit me dekorata të tilla. Rama bën gjithçka për rehabilitimin etërve të tij”.Reagimi i plotë i deputetit Ndoka në KuvendNard Ndoka: Kemi dëgjuar këto ditë për një vendim të Kryeministrit, do ta konsideroja një veprim jashtë mase të gabuar, të turpshëm, provokues, duke dekoruar persekutorin e At Zef Pllumit. Nuk e besova për momentin, për faktin që vetë qëndresa dhe simboli At Zef Pllumi ishte i njohur edhe nga Kryeministri, madje ai na la një vepër “Rrno për me tregue”. Pra ia rrnoj për me i tregue jo vetëm këtij parlamenti, por gjithë shqiptarëve. Akoma më tej, që senati italian e ka botuar këtë libër me miliona kopje duke i njohur dhe qytetarët italiane më rezistencën, me krimet e komunizimit në Shqipëri.Si duket Kryeministri megjithëse e ka lexuar këtë libër, jam i bindur që e ka lexuar, por në memorien tashmë të përjetshme të At Zef Pllumit, këtij personi nuk ja ka mbushur mendjen. Ai rrnoi për me tregue, por nuk pati kujt t’i tregojë. Do t’i kërkoja parlamentit zoti. Kryetar që të marrë një rezolutë.Nëse Kryeministri nuk e tërheq mbrapsht dekorimin e persekutorit të At Zep Pllumit, të tutorit të tij direkt dhe shumë të tjerëve, por kur goditet emblema, simboli i kësaj rezistence, imagjinoje sa të dhunshëm tregoheni ju ndaj shtresës së të përsekutuarve politik.Ndaj zoti.Kryetar përdoreni dhe autoritetin tuaj, edhe si pjestar i këtij koalicioni duke i kërkuar tërheqjen e këtij dekorimi të turpshëm dhe provokues. Ku pati dhe një reagim nga komunitetit katolik duke e cilësuar një provokim të rëndë këtë gjest të Kryeministrit.Në të kundërt, nëse nuk do ketë një reflektim mendoj që parlamenti duhet të shprehet nëpërmjet një rezolute ose projekligji si e kërkon rregullorja duke e zhvlerësuar këtë vendim të turpshëm të Kryeministrit tonë.