Pentagoni vendos të dërgojë më shumë trupa në Siri dhe Irak

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë më shumë trupa ushtarake në Siri dhe në Irak, për të luftuar Shtetin Islamik. Një lajmi i tillë u përcoll nga zëdhënësi i departamentit të mbrojtes Departamenti i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili u shpreh se një vendim i tillë është marrë për të kryer operacione të ndryshme  si çlirimi i pengjeve, mbledhja e të dhënave për shërbimet inteligjente, si kapja e krerëve të ISIS.Vetëm gjatë muajit të shkuar, në Siri u dërguan 50 komando, për një projekt testues. Ata po këshillojnë forcat vendase në operacionet kundër Shtetit Islamik. Në rast se rezultatet që do të vijnë gjatë javëve të ardhshme do të jenë pozitive, atëherë nuk përjashtohet mundësia që në Lindjen e Mesme të mbërrijnë trupa të tjerë të ushtrisë amerikane.Një vendim i tillë synon që të rrisë kapacitetet e ushtrive vendase, duke përmirësuar taktikat dhe strategjinë e luftimit. Aktualisht në territoret e Irakut dhe të Sirisë ndodhen plot 3.400 trupa amerikanë. Ata janë përdorur kryesisht për operacione paqëruajtëse dhe për të trajnuar ushtarë të tjerë.