Ja vendi ku ishte mbyllur Pistorius

Gjykata e Pretoria do të marrë të enjten vendimin për rastin e Oscar Pistorius, atletin paraolimpik i dënuar për vrasjen e të fejuarës së tij Reeva Steenkamp. Nëse vendimi për arrest shtëpie mund të përmbyset atëherë atleti mund të përfundojë përsëri në qeli për 15 vjet. Gazetarët në ditët e fundit bënë një “turne” brenda dhomës ku atleti ka qenë i mbyllur për të paktën një vit.