Vrasja e shqiptarit, pensionisti italian drejt lirimit nga akuza e vrasjes
Çështja e vrasjes së 22-vjecarit shqiptar nga pensionisti italian mund të shkojë drejt mbylljes pas rezultateve të pjesshme të hetimeve.Provat kanë treguar se pensionisti italian, Francesco Sicignano që vrau të riun shqiptar mund të ketë qëlluar brenda ambienteve të shtëpisë së tij.Rezultatet e hetimeve janë të përputhshme me versionin e Francesco Sicignano, i cili ka deklaruar se qëlloi nga banesa për vetëmbrojtje pasi pa një person me elektrik dore, i cili i është dukur si armë. Sipas pensionistit, në përpjekje për t’u larguar e pas plagëve të marra në gjoks, grabitësi ka humbur jetën në shkallët e jashtme të vilës. Keto rezultat mund të ulin dënimin për Francesco Sicignano.Verifikimet e para menjëherë pas ngjarjes treguan se i moshuari mund të kishte qëlluar kur djali gjendej në shkallët e jashtme të shtëpisë, ku edhe është gjetur trupi i tij i pajetë. Por kjo mundësi linte hapësirë për dyshim, pasi trajektorja e plumbit ishte tjetër.Megjithatë pensionisti këmbënguli se ishte brenda dhe shqiptari ishte kërcënim i madh për atë, dhe i riu arriti të dalë vetëm pasi u plagos, nga ku më pas humbi dhe jetën.“Unë e qëllova atë në shtëpi, ai ishte kërcënim për mua dhe pastaj ai u tërhoq në shkallët e jashtme kur ishte ende gjallë", tha Sicignano prokurorëve gjatë marrjes në pyetje.Ndërkohë, Francesco Sicignano ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet komunale në Milano, nën siglën e “Forza Italia”-s së Silvio Beslusconi-t.