30 ditë arrest shtëpiak Fisnik Ismailit

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, i cili u arrestua ditën e djeshme në ambientet e Kuvendit të Kosovës pasi iu gjetën dy bombola gazi gjatë kontrollit nga sigurimi i Kuvendit, ka konfirmuar se i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.Këtë ai e ka bërë me dije përmes rrjetit social Facebook, ku ka falënderuar përkrahësit e tij, ndërsa ka ironizuar me këtë vendim duke thënë se të njëjtën s’ka mundur as bashkëshortja e tij Nita ta arrijë asnjëherë, raporton Koha.net.Ai ka thënë se pavarësisht përpjekjeve për ta njollosur atë si figurë, ndërgjegjen ka thënë se “s’mund të ma njollosin asnjëherë”.“E përderisa ndërgjegjja ime është e pastër, unë s'kam me u ndalë tuj ba mirë për vendin e njerëzit e mi”, ka përfunduar Ismaili.