Veliaj: Treg alternativ për Vitin e Ri, nuk do shiten më gjela deti në rrugë
Kryeqyteti për 4 vite me radhë ka patur të njëjtin dekor për festat e fundivit, por sivjet bashkia e Tiranës premton diçka krejt tjetër.Veliaj: Ne kemi pasur 4 vjet rresht të njëjtin dekor që paguhej 4 herë, ndërkohë që ne kemi zgjedhur që këtë vit ti japim qytetit një atmosferë vërtet festive. Epiqendra e të gjitha aktiviteteve me patinazhin, me cirkun, me lojërat për fëmijët, me kabinat e drurit, me produktet lokale do të jetë i gjithë territori, Korpsui-Universiteti i Arteve-Kolonat.Veliaj tha se për të pasur zbukurime në të gjithë qytetin do të veprojnë ashtu si me çerdhet, duke aplikuar nismën "Adopto një rrugë". Dekori që vitet e kaluara u vendos në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të zhvendosen në lagjet priferike të Tiranës, që atmosfera e festës të ndjehet edhe atje.Veliaj: Siç bëmë me Natën e Bardhë dhe me festat e Pavarësisë dhe Çlirimit, kemi ftuar kompani private dhe u kemi kërkuar që secila prej tyre të adoptojë nga një rrugë, për të pasur zbukurime në të gjithë qytetin, përtej bulevardit kryesor", tha Veliaj. Sipas tij, rrugët kryesore të Tiranës do të zbukurohen dhe i'u është kërkuar administratorëve që edhe ata të bëjnë diçka për lagjet e komunitetet e tyre, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin "Nënë Tereza".Veliaj: Treg alternativ për të shmangur abuzimin me çmimetPër të shmangur një nga problemet kryesore më të cilin përballen qytetarët në fundvit, abuzimin me çmimet, bashkia ka menduar të hapë një treg alternative.Veliaj: Do të kemi tregje provizore ku duhet të promovojmë produktet e Tiranës. Ne do të ndalojmë shitjen e gjësë së gjallë ashtu sic ka ndodhur tipikisht në rrugët e Tiranës në Pazarin e Ri. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka përgatitur disa grupe task-forcë për të ndaluar spekulantët e cmimeve.Dritat e pemës së krishtlindjes te shehsi skenderbej do të ndizen nga kryebashkiaku Velaij me 6 dhejtor, ndërsa atmosfera festive do shoqërojë sheshet e kryeqytetit deri me 6 janar.