Ndahet nga jeta ish deputeti i PD-së, Ali Kazazi

Në orët e para të datës 30 nentor 2015 u nda nga jeta z. Ali Kazazi, një nga qeveritarëtmë të shquar të Shkodrës në vitet e demokracisë.Z. Ali Kazazi ishte një përfaqësues dhe trashëgimtar i denjë i familjes patriotike tëKazazëve të Shkodrës e cila ka dhënë një kontribut të spikatur në lëvizjet për pavarsinëkombëtare, mbrojtjen e Shkodrës si dhe në përpjekjet për të ruajtur demokracinë në Shqipëri, për shkak të të cilave ajo pësoi një përsekutim të gjatë.Në këtë rrugë eci edhe  z. Ali Kazazi. Ai u angazhua që në fillimet e demokracisë, në fillim të viteve 90' duke dhënë një kontribut të cmuar në reformat e decentralizimit të qeverisjes dhe demokratizimin e vendit.Z. Ali Kazazi ka lindur në Shkodër me 7 shkurt 1943 ku kreu arsimin parauniversitar. Në vitin 1972 u diplomua në Universitetin e Kamzes, në Degen Zooteknikë.Kudo ku punoi në rrethe të ndryshme Thumanë, Vau Dejës, Bushat e Shkodër ai u dallua për aftësi të larta profesionale, dhe dëshirën e madhe për  t`u thelluar në dijet shkencore si dhe për të shërbyer me përkushtim nevojave të banorëve.Ne vitin 1992 u emrua Drejtues i Seksionit të Bujqësusë së Rrethit Shkodër.Në vitin 1992 u zgjodh Kryetar i Këshillit të Rrethit të Shkodrës, detyrë të cilën në ato kushte të vështira e ushtroi me përkushtim, aftësi e ndershmërinë që e karakterizonte.Ne vitin 1996, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ku dha një kontribut me vlerë në sistemin legjislativ.Me 9 mars të vitit 1997 emrohet Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes. Po në vitin 1997 ai shërbeu për pak kohë si Minister i Punëve të Brendshme ku përmbushi me sukses detyra të vështira me të cilat u përballua në atë periudhe.Në vitin 2005 z. Ali Kazazi emrohet Këshilltar për Sigurinë pranë Kuvendit të Shqipërisë nga ku doli në pension.Z. Ali Kazazi ishte një veprimtar i shquar i Partisë Demopkratike në kuadrin e së cilësmbuloi detyra të rëndësishme.