Jep dorëheqjen drejtori i burgut 313 Saimir Allushi
Drejtori i burgut 313 Saimir Allushi, ka dhënë dorëheqjen sot, një ditë pas denoncimit të bërë publik gjatë emisionit "Tonight Ilva Tare" me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.Lajmi për dorëheqjen e tij konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë.Ora News siguron dokumentin ku tregohet se Saimir Allushi është dënuar në vitin 1994 me 1 muaj burg për akuzën sjellje e padenjë në shoqëri.Ministri Ylli Manjani gjatë intervistës së dhënë mbrëmë në Ora News bëri të qartë se kërkon respektimin e standardeve të ligjit për dekriminalizmin dhe paralajmëron se nëse rast verifikimi të rasteve të ngjashme do të ketë shkarkime.Ministri i drejtësisë u angazhua se do të ketë veprime konkrete ndaj drejtuesve që kanë patur të shkuar problamtike me ligjin.[caption id="attachment_628344" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Letra ku konfirmohet se Saimir Allushi ishte denuar me burg[/caption][caption id="attachment_628367" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Saimir Allushi dhe Ylli Manjani i ftuar dje ne emisioni "Tonight Ilva Tare"[/caption]/Oranews.tv/