Kërcënimi për Jacobson: Kjo e pafe meriton dënimin nga sharia

Mediat italiane publikojnë dhe pjesë të përgjimeve të dy vëllezërve Imishti, njëri prej tyre konsiderohet nga policia dhe si truri i celulës terroriste.Në përgjimet telefonike është dhe kërcënimi ndaj ish ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson"Hebreja amerikane thotë se qeveria e re e Kosovës do të luftoj korrupsionin, unë i them kësaj zonje se derisa ata të jenë në Kosovë, nuk do të ekzistojë drejtësi. Kjo e pafe meriton dënimin nga sharia”Prej gushtit 2015, në vend të Tracy Ann Jacobson Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen nga Greg Delawie. Jacobson i mbaroi mandate/Oranews.tv/