Kapen me 9 doza kokainë në mjet, arrestohen katër të rinjtë nga Bulqiza

Goditet një rast i shpërndarjes së drogërave të forta në Dibër.Specialistët e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë katër të rinj, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza kokainë.Të arrestuarit janë:1. Renato Lazri , 18 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia , Bulqizë.2.Vilson Lleshi , 20 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia Bulqizë.3.Denis Gjikola , 19 vjeç banues në lagjen “Gjeologu” bashkia Bulqizë.4.Bledjon Lila , 19 vjeç banues ne lagjen “Minatori” bashkia Bulqizë.Katër të rinjtë u ndaluan nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur lokal “ Zerja” që ndodhet në dalje të qytetit të Peshkopisë, teksa udhëtonin me automjetin tip “OPEL” me targë DR 0641 E që drejtohej nga shtetasi Renato Lazri.“Nga kontrolli i kryer rezultoi se brenda në automjet, u gjet një qese plastike brenda së cilës kishte nje sasi lënde me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si lënde narkotike e llojit kokainë me peshë totale prej 8.4 gram (tetë pikë katër gram) e cila u sekuestrua menjëherë në cilesinë e provës materiale bashke me automjetin”.Materialet i kaluan Prokurorisë Prane Gjykatës Shkallës Parë Dibër për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikeve e kryer në bashkëpunim“.[caption id="attachment_628064" align="alignnone" width="411"]1 Mjeti ku u gjet kokaina[/caption][caption id="attachment_628063" align="alignnone" width="411"]2 Kokaina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_628061" align="alignnone" width="640"]3 Kokaina e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_628062" align="alignnone" width="640"]4 Kokaina e sekuestruar[/caption]