Meta në Berlin: Do të përmbushim të gjitha detyrimet e BE

Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta,  ka takuar  Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, Ansgar Heveling. Meta ka theksuar se Shqipëria  është e angazhuar në përmbushjen e të gjitha rekomandimeve që rrjedhin nga Progres-Raporti i Komisionit Europian. Gjithashtu duke iu referuar marrëveshjes për dekriminalzimin, ai ka theksuar se  Shqipëria është e vendosur  në zbatimin e standardeve më të larta për të gjithë përfaqësimin politik dhe administratën publike.Meta: .Unë e kam njohur z. Heveling me përpjekjet që po bëhen në vendin tonë lidhur edhe me avancimin e reformës në fushën e drejtësisë si një kërkesë mjaft e rëndësishme dhe si një moment mjaft kyç, jo vetëm për të forcuar më tej sundimin e ligjit në vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të luftuar më me efektivitet korrupsionin dhe krimin e organizuar.Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit njohu  Heveling me masat e marra nga Shqipëria për kufizimin e fenomenit të azilkërkuesve dhe theksoi se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për punësim të ligjshëm në Gjermani të qytetarëve shqiptarë.Gjatë qëndrimit të tij në Berlin,  kryetari i kuvendit Ilir Meta, ka takuar  deputetin e CDU njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së,  Florian Hahn.  Meta, tha se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja, duke i ftuar ata që të investojnë në vedin tonë.  Gjithashtu, Meta është takuar me Sekretarin e shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale,  Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani. Kryeparlemntari shqiptarë   takoi dhe deputetin gjerman,  Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës.