Në mungesë të vëmendjes së shtetit, banorët çojnë vetë turizmin në Bjeshkë
Rrethi i Tropojës ndër më të frekuentuarit prej turistëve vendas e të huaj, ku mbi 10 mijë hektarë sipërfaqe përbëjnë kurorën natyrore më të bukur të Shqipërisë, penalizohet nga infrastruktura e dëmtuar rrugore.Në mungesë të vëmendjes së shtetit, banorët e Tropojës kanë mbledhur vet fonde për tu lidhur me rrugë makine me bjeshkët që i shfrytëzojne për 4-5 muaj në vit për kullota bagëtish, për ujin e ajrin e pastër, por edhe për të mledhë bimë medicionale.Në zonën e Kuçanës, banorët kanë financuar rrugën që lidh Mullirin e Gradit me bjeshkën e Sylbicës me një gjatësi 8.5 km që do shkurtojë kohën e lëvizjes dhe do të bëjë më të lehtë jetesën në lartësitë e bjeshkëve.Qindra turistë vendas e të huaj vijnë çdo vit në këtë zonë, duke i shndërruar bjeshkët e Tropojës ndër më të populluarat.Pavarësisht hapjes së rrugës prej kontributit vullnetar të banorëve, nevojiten financime nga qeveria për asfaltimin.Falë kësaj nisme, malësorët e Tropojës, por jo vetëm, do të mund të lëvizin me makina në lartësitë e bjeshkëve.
