Plagosja e 14 vjeçarit, i mituri u përpoq të shpëtonte nënën nga plumbat e të atit
Detaje të rënda zbulohen nga ngjarja e plagosjes në Korçë të djalit prej babait. Sipas policisë, 47-vjeçari në gjendje të dehur ka tentuar të qëllojë bashkëshorten, por i ka dalë 14 vjeçari para, të cilin e ka qëlluar në këmbë. I mituri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranës në gjendje të rëndë.Ka tentuar të vrasë bashkëshorten, por plumbi ka prekur të birin 14- vjeçar në këmbë, duke e lënë të plagosur rëndë.Detajet janë bërë publike nga policia e Korçës, një ditë pas arrestimit në flagrancë të 47-vjeçarit Romi Nako.Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërkohë që 47-vjeçari në gjendje të dehur ka tentuar të qëllojë me armë zjarri bashkëshorten e tij E.N, 43 vjeçe.Në këtë moment i ka dalë përpara djali 14 vjeç, i cili është qëlluar me një plumb në këmbë, duke marrë dëmtime në pjesën e gjurit.I mituri fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, pro pas rëndimit të gjëndjes shëndetësore është dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.Policia sekuestroi automatikun, model 56, me 29 fishekë, 4 krehëra që u gjetën gjatë kontrollit të banesës dhe një gëzhojë.Ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentative”, "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
[caption id="attachment_628128" align="alignnone" width="501"]
Gëzhojae gjetur në vendngjarje[/caption][caption id="attachment_628129" align="alignnone" width="411"]
Automatiku me të cilin u plagos i mituri dhe municionet e gjetura në banesë[/caption][caption id="attachment_628130" align="alignnone" width="411"]
Automatiku me të cilin u plagos i mituri[/caption]