Braçe mbron konçesionin 20 mln euro për kontrollin bazë mjekësor të popullatës
Deputeti, Erion Braçe,mbështet konçesionin e Ministrisë së Shëndetësisë për kontrollin mjekësor bazë të popullsisë nga mosha 40 deri në 65 vjeç.Sipas Braçes, 12 milion në vit nuk janë shumë për ti dhënë mundësinë kësaj grupmoshe për një set të tillë analizash falas, në një kohë kur në spitalin publik kushton 50 mijë lekë të vjetra dhe në privat 80 mijë lekë të vjetra.Braçe: “20 milion euro në 10 vjet. Domethënë 12 milion në vit për ti dhënë mundësinë gjithë grupmoshës nga 40-65 vjeç të bëjë një set analizash një herë në vit pa shpenzuar asnjë qindarkë. Sot ky set analizash në publik kushton 50 mijë lekë të vjetra dhe në privat 80 mijë lekë të vjetra. Shifra e mësipërme është më e vogël se ky shpenzim dhe përballohet nga taksimi i përgjithshëm. Situatën me pas e ndjekin mjekët e familjes dhe mjekët specialistë sipas profilit të sëmundjes që zbulohet nga kontrolli”.Një ditë më parë, PD akuzoi kryeministrin Rama se i ka dhënë mikes së tij 120 mln euro koncesion në sistemin e shëndetësisë.Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ky koncesion do të kryejë kontrolle mjekësore për qytetarët nga 40-65 vjeç, por që deri më tani nuk ka funksionuar.Mbi akuzat reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes zv.ministres Milva Ekonomi, i cilësoi të pabaza.