Sekuestrohen 14 doza kokainë, arrestohet 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2015, 15:11
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në Pogradec. Policia ka sekuestruar 14 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë poseduesine tyre Altin Papa, 32 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, dje në vendin e quajtur “Kthesa e Linit”, në aksin rrugor Qafëthanë - Pogradec, gjatë kontrollit personal të ushtruar, këtij shtetasi, në pikën e kontrollit të ngritur nga Policia, iu gjetën dhe sekuestruan 14 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilat dyshohet se do ti shpërndante në qytetin e Pogradecit.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”