Putin: Turqia rrëzoi avionin të fshihte lidhjet me IS, Erdogan: Po e provove jap dorëheqjen
Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan vijojnë luftën e deklaratave në lidhje me rrëzimin e avionit rus.Për shefin e Kremlinit, veprimi i Turqisë kishte vetëm një qëllim: Të mbronte tregtinë klandestine të karburanteve me Shtetin Islamik.Duke folur për këtë çështje gjatë Samitit Ndërkombëtar për Klimën në Paris, Putin e quajti veprimin e Rusisë një aksion të madh, ndërsa shtoi se Rusia ka informacione që konfirmojnë se në Turqi ka hyrë karburant nga depozitat e kontrolluara prej Shtetit Islamik"Ne kemi çdo arsye për të besuar se vendimi për të rrëzuar avionin tonë është udhëhequr nga dëshira për të garantuar sigurinë e rrugëve ku transportohet nafta kontrabandë"I menjëhershëm dhe sfidues ka qenë edhe reagimi i Presidentit Rexhep Taip Erdogan i cili ka deklaruar se do të largohet nga posti nëse do të provohej bashkëpunimi i Turqisë me Shtetin Islamik."Nëse kjo akuzë do të provohej, sigurisht qoftë edhe detaji më i vogël për këtë, atëherë unë do të jepja dorëheqjen nga Presidenca. Nëse ekziston qoftë edhe një provë e vetme, atëherë kushdo që na akuzon le ta paraqesë atë. Unë I them Putin, Po Ju ?Në këtë klime tensioni, dy presidentet e shmangën një takim ballë për ballë në Paris, por gjatë bisedave të vecanta me liderë të tjerë pjesëmarrës shprehen vendosmëri për të luftuar terrorizmin./Oranews.tv/