Reagimi i Rexhep Qoses: Policia e Kosovës si ajo e Milloshevicit
I ashpër në çdo fjalë të tij, në një analizë të thellë të situatës politike në Kosovë, akademiku Rexhep Qosja ka zgjedhur tu drejtohet publikisht ambasadorëve të SHBA, Britanisë, Francës dhe Anglisë.Referuar deklaratës së ambasadorëve që vlerësonte policinë, akademiku i njohur në fakt mendon krejt ndryshe duke e krahasuar me Policinë e Milloshevicit.Duke nënvizuar se ambasadorët nuk e kanë kuptuar pse u soll aq armiqësisht policia kur arrestoi Albin Kurtin, akademiku Qosja thotë se kjo është e pamundur nëse nuk dinë jetëshkrimin politik të Kryeministrit të Kosovës, që urdhëroi ndërhyrjen e që sipas tij ka qënë shërbetor politik e administrativ i Sllobodan Milloshevicit.Rexhep Qosja e bën të qartë se nuk pajtohet me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, por thotë se ambasadorët nuk kanë shtruar pyetjen që duhet për të kuptuar këtë situatë.Ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë Partiake. Sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme.E në këtë pikë nuk mund të mos kujtojë vendimet e padrejta të ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve.Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!Duke pranuar se vendi i tij vuan nga korrupsioni, krimi i organizuar, nga një gjyqësor dhe media e varur nga politika, nga nepotizimi, papunësia, numri në rritje i azilkërkuesve, Akademiku Rexhep Qosja u kërkon ndërkombëtarëve ta ndihmojnë Kosovën.Ndërsa ai vetë ka këtë zgjidhje:Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet.Ndërsa për ambasadorët ka njëherësh një porosi dhe apel :Deklarimi juaj, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët. Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!/Oranews.tv/