Rusi, arrestohen 50 sipërmarrës turq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2015, 20:23
Një grup prej rreth 50 sipërmarrësish turq u ndalua nga autoritetet ruse në Krasnodar, në Rusinë jugore, me akuzën se kanë gënjyer mbi motivet e hyrjes së tyre në vend, sipas “CNN Turk”.Sipas asaj që tregon një nga sipërmarrësit, “grupi i biznesmenëve ishte ndaluar dje dhe sot në mëngjes kishte dalë përpara drejtësisë, që i dënoi me 10 ditë burg dhe një gjobë prej 60 eurosh”.Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë tensioni mes Rusisë dhe Turqisë pas rrëzimit dy ditë më parë të një avioni luftarak rus që Ankaraja pretendon se ka shkelur hapësirën ajrore turke.Marrë nga: ATA