Athina nis zyrtarisht festën e Krishtlindjeve

Athina zyrtarisht ka nisur festën për sezonin e festave të fundvitit, duke mbajtur një koncert e duke ndezur dritat në pemën gjigande të krishtlindjeve në sheshin qëndror Sintagma.Kryebashkiaku i Athinës, George Kaminis, dha sinjalin për të ndezur përpara qindra personave dritat e pemës në krah të yllit të muzikës greke Sakis Rouvas, që këndoi përpara publikut këngët më të bukura të tij pasi pema e krishtlindjeve u ndricua, shoqëruar edhe nga banda muzikore dhe kori i fëmijëve.Pavarësisht shpërthimit të bombës një ditë më parë vetëm një bllok pallatesh larg sheshit Sintagma, festimet nuk u ndërprenë.Kryetari i bashkisë Kaminis tha se ai nuk do të lejonte askënd t'i mohonte grekëve të drejtën për të jetuar të qetë të lumtur e mbi të gjitha të drejtën për të festuar."Sezoni i festave të fundvitit startoi dhe askush nuk ka të drejtë ti mohojë grekëve, vendit tonë, njerzve tanë, të drejtën për tu kënaqur, për të patur shpresë dhe për të qënë optimist" tha ai.Miq, familje, të rinj e të reja u bashkuan me festën në qendër, duke bërë foto dhe selfie përpara pemës tradicionale të krishtlindjeve.Një banor në Athinë, Giorgos Yakovakis, kishte sjellë vajzën e tij të vogël për të parë nga afër Rouvas dhe tha se e shijoi spektaklin por pabvarësisht atmosferës, mbetet pesimist për drejtimin në të cilin po shkon vendi."Shpresoj se politikanët grekë ti thërrasin mendjes, kanë nevojë të tregohen të zgjuar dhe të bëjnë gjënë e duhur, kanë nevojë ta konsiderojnë vehten qytetarë grekë njësoj si ne që vuajmë dhe të mos shohin vetëm interesin e tyre, sic kanë bërë gjithë këto vite" tha Yakovakis.Afroditi një pensioniste që nuk donte të publikonte mbiemrin e saj, tha se nuk ishte në humor për të festuar këtë vit."Nuk është momenti për të festuar. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm që të mundemi, kjo është ajo cka unë mendoj. Njerzit duhet të mendojnë për të ardhmen ndaj s'më festohet" tha ajo për Reuters./Oranews.tv/