Cameron thirrje parlamentit për të miratuar bombardimet mbi Siri

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, i ka bërë sërisht thirrje parlamentit për të aprovuar propozimin e bombardimeve në Siri, pasi sipas tij sulmet mbi Shtetin Islamik janë një interes kombëtar.Plani i qeverisë është përmbledhur në një dokument prej 36 faqesh, ku janë paraqitur arsyet dhe mënyra e veprimit që do të ndiqet në rast se përfaqësuesit e forcave politike do të votojnë pro. Gjatë fjalimit, Cameron nënvijëzoi se qeveria e tij nuk mund të qëndrojë indiferende kur cënohet siguria e qytetarëve."Nuk nuk mund të qëndrojmë të distancuar kur vihen në pikëpyetje siguria dhe interesat tona. Propozimi ynë është që të bashkohemi me aleatët për të luftuar Shtetin Islamik." Ishin fjalët e kryeministrit.David Cameron u kundërshtua fuqimisht nga lideri i Partisë Labouriste, Jeremy Corbin, i cili tha se Britania e Madhe duhet të mësojë nga gabimet e bëra në Irak, Libi dhe në Afganista. Ai gjithashtu tha se një vendim i mundshëm për të dërguar trupa në Siri do të përbënte një veprim krejtësisht të gabuar.Kjo gjë u mohua me tej nga David Kameron, i cili premtoi se kjo ide nuk bënte pjesë në planin e qeverisë. Antarët e Parlamentit kanë vetëm disa ditë kohë për të shqyrtuar propozimin e Kryeministrit, pasi votimi përfundimtar do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.