Sekuestrohen 128 kg marijuanë me vlerë 120 mijë euro, pranga 3 vlonjatëve

Policia e Vlorës ka sekuestruar 128 kilogramë marijuanë dhe armë ndërsa ka arrestuar 3 persona si posedues të lëndës narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Personat janë kapur në momentin kur po tentonin të shkëmbenin lëndën narkotike, vlera e të cilit kapte shifrën 120 mijë euro.Policia thotë se "operacioni është zhvilluar në fshatin Trevllazër dhe droga është gjetur në banesën e një prej personave të shpallur në kërkim, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike."Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri automatik (2- model 56 dhe 1- Sharrz), 3 krëhëra me 6 fishekë,1 automjet Mercedez-Benz me targë AA542MP dhe 4 celularë.Të arrestuarit janë:

  1. Koçi Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
  2. Ermal Arapaj, 24 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
  3. Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Janë shpallur në kërkim:
  1. A.Z., 45 vjeç, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës),
  2. A.A., 40 vjeç, banues fshatin Trevllazër.
[caption id="attachment_624121" align="alignnone" width="640"]45d3ef4544c4ed15661154e131c05c05 Ne foto: Droga e sekuestruar në Vlorë[/caption][caption id="attachment_624120" align="alignnone" width="640"]5b764f703b7aff4ab68cd3fb81b9c47b Ne foto: Armet e sekuestruar në Vlorë[/caption][caption id="attachment_624119" align="alignnone" width="640"]433273c2f9eb011e9905fbedd45ce41c Ne foto: Droga e sekuestruar në Vlorë[/caption][caption id="attachment_624118" align="alignnone" width="640"]7f6d37e0a817e2a641ddc5d8e8f6b336 Ne foto: Droga e sekuestruar në Vlorë[/caption][caption id="attachment_624117" align="alignnone" width="640"]e7f64ada2fec7561c5f7c11e0c8161e9 Ne foto: Makina e sekuestruar ne Vlore[/caption]