Dhunohet kreu i PD në Sarandë, Hariz Mema u godit me sende të forta
Kreu i PD në Sarandë, Hariz Mema është dhunuar me mjete të forta nga dy persona.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur Mema ishte me vajzën e tij në bulevard. Pas sulmit Mema u dërgua në spital për ndihmë mjekësore nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka pësuar dëmtime të lehta.I menjëhershëm ka qenë reagimi i PD, e cila ka dënuar këtë sulm dhe kërkon nga autoritetet që përgjegjësit duhet të japin llogari."Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin banditesk ndaj kryetarit të Degës së Sarandës z. Hariz Mema. Ne i kërkojmë autoriteteve të rendit dhe prokurorisë të veprojnë pa asnjë vonesë për arrestimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar dhe për venien e tyre para drejtësisë si dhe zbardhjen e motiveve dhe porositësve të këtij akti të ulët banditesk. Partia Demokratike i uron shërim të shpejtë z. Mema dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë njerëzor dhe politik me të dhe familjen e tij. Dhunuesit dhe porositësit e këtij sulmi do të japin llogari deri në një", thuhet në njoftimin e PD.Ndërkohë policia e Sarandës bën me dije se ka shoqëruar dy vëllezër si autorë të dyshuar të ngjarjes. Mësohet se shtetasit e shoqëruar janë Fation Manaj dhe Ferge Manaj, të dy 20 vjeçarë. Dy vëllezërit e shoqëruar po merren në pyetje për sqarimin e ngjarjes.