Kompensimi i pronave, Qato: Shtetit shqiptar do t’i duheshin 2-3 buxhete

Shtetit shqiptar do t’i duheshin 2-3 buxhete për të mbyllur përfundimisht kapitullin e kompensimit për ish-pronarët. Sonila Qato, drejtoresha e AKKP-së, deklaroi në studion e lajmeve në Ora News deklaroi se barra financiare që u referohet 26 mijë vendimeve.Sonila Qato:  Shifra është shumë e madhe, sepse vetëm po t’i referohemi të gjithë sipërfaqes e cila pritet për tu kompesuar shifra kapërcen 2-3 buxhete totale të shtetit shqiptar.Në një kohë në projektligji i ri i pronave ka shkaktuar debate dhe kundërshti të forta, Qato qetësoi pronarët se ai nuk ka fuqi prapa vepruese. Pra, asnjë vendim i marrë në këto 25 vite nuk do të shfuqizohet.Sonila Qato:  Nuk bëhet fjalë për fuqi prapavepruese të këtij ligji kundrejt të gjitha vendimeve të ndërmarra nga ana e KKP dhe zyrave rajonale të KKP apo agjencisë në këto 23 vjet proces.Ndërkohë, duke e vlerësuar si një prej projektiligjeve më të rëndësishme të këtij mandate qeverisës, Qato nënvizoi se barra për të vërtetuar pretendimet e pronarëvi, i kalon AKKP-së.Sonila Qato:  Qeveria për herë të parë nëpërmjet këtij pr/ligji merr përsipër barrën e provës për të vërtetuar pretendimet e pronarëve. Pra pronarët deri më sot shkonin nëpër gjykata për tu rivendosur në afat, për të ardhur në agjenci që agjencia ti kërkonte atyre 30 dokumenta pa ti plotësonin që ne të merrnin vendim, Jo.Në bazë të projektligjit të ri, përcaktohet se brenda afatit 10 vjecar qeveria të mbyllë këtë proces, në një kohë që AKKP janë kompensuar vetëm 800 subjekte.