Rini aktive, Klosi: Mundësi punësimi në vendlindje

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinis, Blendi Klosi, u prezantoi studentëve të Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër, plan veprimin 5 vjecar të qeverisë për aktivizimin e tyre në jetën social ekonomike.Orientimi drejt arsimit profesional, vullnetarizmi, aktivitetet kulturore dhe sportive, tha Klosi, mundësojnë një jetë të denjë në vendlindje.Klosi: Nëpërmjet edukimit, nëpërmjet profesionit mund të jetohet fare mirë edhe në Shqipëri me punë të denjë. Të rinjtë shqiptarë ti orjentojmë drejt arsimit profesional, drejt kualifikimit dhe punës së denjë. Planveprimi për rininë tha ministri Klosi, që ka kuotim buxhetor përmes donacionit shtetëror dhe privat do të prezantohet në cdo rreth vendit.