Zhvillimi i Fierit, Gjermeni: Turizmi dhe peshkimi fuqizojnë zonën
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka inspektuar në Fier, punimet në pedonalen e bulevardit kryesor “Jakov Xoxa” dhe atë në rrugën “ Muharrem Agolli”, financim i fondit të zhvillimit të rajoneve.E shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi, ministrja Gjermani, tha se turizmi dhe peshkimi, janë projekte të qeverisë për fuqizimin e ekonomisë së zonave bregdetare të qarkut Fier.Eglantina Gjermeni: Plani i bregdeti që përfshin këtë zonë i jep piketat e zhvillimit për turizmin, peshkimin, ekonominë në varësi të specifikave që ka secila zonë. Unë them që brenda vitit që vjen, planet kombëtare apo vendore janë të miratuara dhe japin piketat e turizmit në këtë zonë. Ministrja e Zhvillimit ka shpjeguar vendimin për bllokimin e lejeve të ndërtimit.Eglantina Gjermeni: Bashkitë, njësitë vendore të cilat kanë plane të përgjithshme vendore, ose të pjesshme të qytetit mund të vazhdojnë dhënien e lejeve të ndërtimit dhe për banesa deri në 6 kate. Mbi 6 kate kalojnë në Këshillin Kombëtar të Territorit.