Tahiri: Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit
Në një kohë kur gjithë Europa po përballet me frikën e sulmeve terroriste, ministri i Brendshën, Sajmir Tahiri deklaron se edhe Shqipëria është e ekspozuar përballë rreziqeve të tilla. Nga Durrësi, ku u takua me biznesmenë dhe tatimorë, Tahiri tha se është i nevojshëm shtimi i masave të sigurisë në ato zona ku qytetarët janë më të shumtë në numër.Tahiri: Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit përsa kohë ne jemi reshtuar në shoqëritë dhe vendet që mbrojmë vlerat e qytetërimit modern. Në këtë kuadër nuk po them që ka rrezik eminent, por është e domosdoshme që të forcohen masat e sigurisë. Kemi propozuar një ligj për sigurinë publike, ku përfshihet ndarja e përgjegjësive midis shtetit, policisë së shtetit, agjencisë ligjzbatuese, biznesit, komunitetit të sipërmarrësve, institucioneve private dhe qytetarit për të ndarë përgjegjësitë.Tahiri i bëri apel qendrave tregtare që të pajisen me masa sigurie shtesë.Tahiri: Qendrat tregtare duhet të pajisen me masa sigurie shtesë. Vlen për cdo subjekt apo indicator që për ne hyn në hartën e rrezikut.Ndërkohë, edhe shërbimet sekrete të vendeve të tjera, kanë informuar autoritetet shqiptare se vendi ynë nuk është imun ndaj sulmeve terroriste.