Ligji për zonat e mbrojtura, Koka: Do udhëhiqemi nga parimi 'Përdoruesi paguan'
Ministria e Mjedisit ka nisur punën për përgatitjen e një ligji të ri për zonat e mbrojtura në vend.Gjatë prezantimit të programit strategjik të zonave të mbrojtura për vitin 2016-2020 ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroi se ligji i ri do të udhëhiqet nga parimi “Përdoruesi Paguan” dhe do të fokusohet në dy aspekte kryesore:Lefter Koka: Të sanksionojmë me ligj autonominë financiare të menaxhimit të këtyre zonave dhe të ardhurat e gjeneruara shkojnë në masën 100% të zhvillimit të këtyre zonave.Ministri Koka në fjalën e tij kërkoi mbështetjen e donatorëve për moratoriumin 10- vjeçar të pyjeve.Lefter Koka: Kërkoj nga ju si aktorë aktivë në mbrojtjen e mjedisit mbështetjen ndaj Ministrisë së Mjedisit në nismën tonë për vendosjen e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. Mos harrojmë se kemi një situatë të trashëguar që nga viti 1974 ku kontributi në pyje është gati inegzistent.I pranishëm në aktivitet kreu i Komisionit të veprimtarisë prodhuese Eduard Shalsi theksoi se Shqipëria trashëgoi një situatë kaotike në këtë fushë.Eduard Shalsi: Moratoriumet, kanë qenë masa të domosdoshme, nuk do të kishim dashur t’i merrnim në rast se nuk do të kishim trashëguar një situatë kaotike. Por sot me kënaqësi konstatojmë se rezultatet e para të këtyre masave pavarësisht të qënit ekstreme kanë filluar të vijnë.Gjatë prezantimit të programit strategjik të zonave të mbrojtura për vitin 2016-2020 Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe te Informacionit Delegacioni Europian në Shqipëri, Jan Rudolph theksoi se Bashkimi Europian ka investuar rreth 4 mln euro në projektin “Natyra 2000”, i cili mbron dhe garanton zhvillim të qëndrueshëm për zonat e mbrotjura në vendin tonë.
/Oranews.tv/