Pushteti vendor përgjegjësi shumëfish për shërbimet

Zbatimi i Reformës së re territoriale bashkë me zgjerimin e sipërfaqes, e ka vënë bashkinë e fierit edhe para përgjëgjësisë së rritur për nevojën e shërbimeve për popullsinë.Për këtë qëllim, USAID ka mbledhur përfaqësues të bashkisë Fier për problemet e vërejtura me shërbimet gjatë konkretizimit të ndarjes së re administrative.  Armando Subashi kryetar I bashkisë Fier: Jemi në një moment delikat, kur ligji bazë I pushtetit vendor është hartuar. Ndërkohë pjesëmarrja e publikut në vendimmjarre të rëndësishme nuk do të jetë thjesht një detyrim moral por dhe ligjor.   Peter Clavelle, drejtor i projektit të USAID: Banorët e zonave rurale tashmë që u bënë pjesë e bashkisë Fier presin më shumë shërbime nga bashkia Fier. Me reformën e re territoriale popullsia është disafishuar. Tashmë është më i komplikuar edhe procesi i afrimit të shërbimeve. Në këto 20 muaj që na kanë mbetur  do të konstatojmë problemet e ndeshura, për të bërë më pas korrigjimin.Bashkia Fier është një nga 6 bashkitë e përzgjedhura për zbatimin e projektit të USAID që ka filluar nga zbatimi në vitin 2012 e përfundon në korrik 2017.