Veprat penale me autor të miturit rriten me 12% në një vit

Ne harkun kohur të një viti, 773 të mitur janë dënuar për shkak të kryerjes së një vepre penale apo si të përfshirë në një konflikt. Sipas të dhënave të ministisë së Drejtësisë krahasuar me 2013,  ne vitin 2014 ka patur një rritje me 12% të të miturëve nën 14 vjeç të cilët janë dërguar në qëndra të rieduktimit.Për autoritetet e ministrisë së Drejtësisë dhe organizatat e mbrotjejes së të drejave të fëmijëve, shqetësim është dhe riperseritja e se njejtes veper penale pas kryerjes së dënimit. Sipas një studimi të "Save the Children" shkalla e rikthimit në paraburgim rritet nga 17.6%  në 2013 në 25.7% në 2014.Anila Meço, drejtore e Save the children në Shqipëri: Konfliktet, dhuna që përdorin kundrejt tyre është prap një nga subjektet kryesore, por na shqetëson shumë përdorimi i të miturve nga krimi i organizuar.Situata paraqitet shqetesuese edhe në insitcionet të vuajtjes së dënimit apo të qëndrave të riedukimit pasi qëllimi për të cilin të miturit ndodhen aty, pra riedukimi nuk ndodh. Për të ndryshuar gjendjen, ministria e Drejtësisë propozon ligj të vecantë  dhe krijimin e një gjykate për të gjykuar veprat e tyre.Arben Isaraj, zv ministër i Drejtësisë: Jo vetëm shtimin e seksioneve për ta, por shqyrtimin më në fund të një mundësie për të krijuar një gjykatë për të miturit.Bledar Skënderi, Zv.Drejtori i Burgjeve:  Për mua është shumë shqetësuese kur shof që për ndonjë të mitur këtu në Shqipëri, vendi më i dashur për ta është Instituti i të Miturve në Kavajë. Ta bëjmë ambientin jashtë burgut vendin më të dashur për fëmijët.Të miturit nuk veprojnë të vetëm ne kryerjen e  veprave penale, dhe sipas studimit të Save the Children më shumë se gjysma e adoleshentëve bashkëpunojnë me të rritur.