Nuk ka kërcënim real në New York, DASH ofron 5 milionë dollarë

Nuk ka kërcënime specifike kundër Nju Jorkut pavarësisht paralajmërimit të Shtetit Islamik se metropoli amerikan është target i ekstremitëve ashtu si kryeqyteti francez Parisi.Garancia vjen nga Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blasio, i cili ka qetësuar amerikanët se në videon e publikuar të Shtetit Islamik nuk ka asgjë të re, pasi kjo strategji e Shtetit Islamik për të futur në panik perëndimin tashmë është e njohur.Jetoni normalisht ditët tuaja, jetën tuaj, inkurajon De Blasio njujorkezët, duke dhënë garanci për vigjilencë të lartë nga ana e autoriteteve shtetërore. Në materialin filmik kërcënues të Shtetit Islamik, i cili zgjat rreth 6 minuta, shfaqet Time Squer, pjesë të ndryshme të Manhatan dhe gjithashtu një kamikaze i cili po përgatitet për një sulm.FBI tha se është në dijeni të videos dhe kërcënimeve të vazhdueshme për të cilat ka nisur hetimet. Sulmet e Parisit kanë zgjuar plagët e vjetra të amerikanëve , duke kujtuar 11 shtatorin e tmerrshëm të 2001, në të cilin humbën jetën më shumë se 2.600 persona.Në kuadër të luftës kundër terrorizmit Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për cilindo që jep informacion për vendndodhjen Tirad al-Jarba, i njohur ndryshe dhe si Abu-Muhammad al-Shimali, një ndër krerët e Shtetit Islamik, i cili është përgjegjës për financimin dhe menaxhimin e qendrës së rekrutimit në qytetin Azaz të Sirisë./Oranews.tv/