10 tenderat e Safet Gjicit, APP jep 620 mln lekë në favor të Eurogjici Security

Dosja investigative në Channel One zbardh 10 tenderat që komisioni i Prokurimit i ka dhënë ish-kandidatit të majtë për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici. Këto tendera janë dhënë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 21 Qershorit, ndoshta si një mënyrë për të shpërblyer Safet Gjicin, për paratë e harxhuara. Përkthyer në terma financiarë, kompania e Gjicit ka marrë përmes komisionit të Prokurimit, jo pak por 620 milionë lekë.