Varrezat e Dëshmorëve në Kukës po degradohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2015, 21:17
Të paktën 120 varre të dëshmorëve në qytetin e Kukësit janë pothuajse të paidentifikueshëm, pasi thyerja e pllakave, ka sjellë fshirjen e emrave.Bashkia e Kukësit po përpiqet të ndërhyjë pjesërisht tek ato më shumë të dëmtuara, pasi nuk ka fonde për t'i restauruar të gjithë.Por Komiteti i Veteranëve, i apelon shtetit për alokim fondesh, pasi Varrezat e Dëshmorëve rrezikojnë të humbin identitetin.Agim Braha, kryetar i organizatës së familjeve të dëshmorëve: Presim një dritë jeshile nga qeveria. Gjithmonë është premtuar por asgjë nuk është bërë.Sipas ekspertëve për rikonstruksionin e gjithë varrezave por edhe platformës, duhet një fond prej të paktën 50 mijë eurosh.
/Oranews.tv/