Alarm për bombë në një metro në Romë, rezulton fals

Alarme false bombe janë shënuar sot në qytetet italiane Romë e Milano.Në linjën metropolitane të kryeqytetit italian Romë janë verifikuar dy raste pako të dyshimta: në linjën e metros A në stacionin Lepanto fare pranë Vatikanit dhe në metro C e cila është linja më e re metropolitane e qytetit e inaugurar rreth 1 vit më parë.Një cantë e dyshimtë në stacionin Torre Gaia, të kësaj metroje në periferinë jugore të Romës ka shkaktuar aktivizimin e autoriteteve të sigurisë.Alarme të ngjashme janë verifikuar gjatë ditës dhe në aeroprortin Fiumicino, në katedralen e Milanos e pranë Selisë së Ambasadës Amerikane në Romë.Psikoza e alarmit e frikës nga sulmet terroriste ka përfshirë gjatë orëve të fundit popullsinë romane.Pas atentanteve në Paris 700 forca me shumë të ushtrisë koordinojnë aktivitetin e ruajtjes e sigurisë së kryeqytetit së bashku me forcat e rendit e shërbimet e inteligjencës.Ndërsa në qytetin e Milanos kanë mbërritur 200 trupa të ushtrisë.Dokumento i FBI i mbërritur gjatë orëve të fundit tek autoritetet italiane sinjalizon qytetet Milano e Roma si dy vendet me të ndjeshme aktualisht nga rreziku i terrorrizmit./Oranews.tv/