Gati për të parandaluar aktet terroriste. Kontrollet të domosdoshme

Pas ngjarjeve të ndodhura në Paris, Shqipëria është në gatishmëri. Me dhjetëra forca të armatosura të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në terren për të parandaluar ndonjë akt të mundshëm terrorist.Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako qëtësoi opinionin publik duke thënë se nuk ka vend për panik. Por Çako nuk mohoi faktin se qëveria shqiptare mund të ketë indicia për sulme terroriste në vendin tonë.Çako: Nuk ka vend për panik, por gjithësesi Policia e Shtetit shqiptar është në gatishmëri të plotë për të parandaluar, por edhe për të vepruar në cdo iniciativë.Numri një i Policisë së Shtetit konfirmoi se ka një listë të personave me prirje të ekstremizmit të dhunshëm, të cilët po survejohen nga strukturat policore.Çako: Sigurisht ka një analizë risku për të gjithë personat me precedent që janë të evidentuar dhe të regjistruar me tendenca të ndryshme. Kontrolli është i domosdoshëm, por edhe intensive.Masat e shtuara të sigurisë në vend vijnë pas miratimit të strategjisë kombëtare për luftën ndaj terrorizmit, ku shërbimet policore hanë shtuar në sheshe rrugë e  rrugica dhe vecanërisht në vendet e populluara.Ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i pyetur  nëse është e vërtetë që qeveria ka rritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme, u përgjigj:  "Çështja e terrorizmit global sot nuk është çështje deklaratash, as çështje për t'u nënvlerësuar".cako policat policia te tvshpolicia ne gatishmeri policia shqiperia ne gadishmeripolicia_/Oranews.tv/