Ministrit Tahiri i thyhet karrigia në Kuvend, Ristani qesh: I rëndon pesha e krimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2015, 11:34
Një incident i vogël është shënuar në seancën e sotme parlamentare.Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i është thyer karrigia ku ishte ulur. Në momentin kur deputeti Arben Ristani po mbante fjalën e tij dëgjohet zhurma e thyerjes së karriges.Incidenti ngjalli hilaritet në sallë, ndërsa opozita e shfrytëzoi për kauzën e saj të denoncimit të ministrit të Brendshëm si njeriu i lidhur me krimin.”I rëndon pesha e krimit” tha Ristani duke qeshurAi e mbylli fjalën e tij duke thënë: Zgjidhja nuk është kodi i etikës por që të gjithë këta njerëz të ngrihen në këmbë dhe këta karrigethyer ti përmbysim sa më parë të jetë e mundur"