Durrës, ndalohen shitësit "Miks" të heroinës, kokainës e kanabisit
“Miks” operacioni i policisë së Durrësit ndaloi 5 persona ndërsa u sekuestrua një sasi prej 1. 5 kg drogë.Në kuadër të hetimit 6 mujor droga e sekuestruar është: 600 gr heroinë; 400 gr kokainë, dhe 500 gram kanabis sativa.Gjithashtu u sekuestruan dhe 5300 Euro dhe një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD. Makina ishte në pronësi të Denis Grabovari (Ne foto lart)Në prangat e policisë kanë rënë• Besmir Basha 30 vjeç, banues në Durrës;• Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës;• Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë;• Elisa Tabaku 31 vjeçe, banuese në Tiranë• Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.Mësohet se Elisa ishte punonjëse në një traget të linjës Durrës- Bari.Operacioni ishte bashkëpunim i specialistëve të Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Operacioni u finalizua pas një hetimi 6-mujor.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1 dhe 25 të Kodit Penal.[caption id="attachment_620524" align="alignnone" width="637"]
U sekuestruan dhe 5300 Euro dhe një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD. Makina ishte në pronësi të Denis Grabovari[/caption][caption id="attachment_620490" align="alignnone" width="638"]
U sekuestruan dhe 5300 Euro dhe një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD. Makina ishte në pronësi të Denis Grabovari[/caption]/Oranews.tv/