Papa mban meshën në sheshin e boshatisur: Asnjë portë e blinduar në Kishë
Në sheshin Shën Pjetro më të boshatisur se kurrë më parë, Papa Francesko ka mbjatur sot meshën e përgjithshme të së mërkurës. Është kjo Mesha e parë e përgjithshme e Atit të Shenjtë pas atentateve terroriste të ISIS në Paris si dhe hera e parë pas zgjedhjes së Francesko Bergolio, Ati i Shenjtë, me një pjesëmarrje kaq të pakët të besimtarëve. Ky shesh që cdo të mërkurë mbushet me rreth 100 mijë të krishterë sot numëronte pothuaj 20 mijë të tillë.Psikoza e frikës duket qartë dhe nga forcat ushtarake të armatosur deri në dhëmbë që kontrollojnë cdo cast Sheshin Shën Pjetro.Pas kontrolleve të shumta në postoblloqet e policisë përqark mureve e cdo hyrje në Vatikan, besimtarët katolikë kanë ndjekur meshën me shpresën e një përgjigje nga Ati i Shenjtë mbi gjithcka që po ndodh aktualisht në botë, mbi frikën e preokupimin e kërcënimeve nga terroristët e ISIS.Besimtarët e krishterë aktualisht shfaqen të ndarë në dy grupime të mëdha, pro e kudër asaj c'ka është eventi më i afërt, më i rëndësishëm e më i pritshëm në Vatikan, Viti Jubilar i Mëshirës i cili nis më 8 dhjetor të 2015.Ky preokupim shqetëson gjithashtu dhe politkën italiane e gjithë popullsinë e kryeqytetit italian Romë.Përgjigja ndaj dyshimeve të tyre, frikës e preokupimit ka ardhur nga vetë Papa Francesko i cili gjatë meshës u shpreh;"Asnjë portë e blindur e Kishës. Porta e mëshirës së Zotit është gjithnjë e hapur!""Ekzistojnë vende në botë, tha Papa Francesko, ku dyert nuk mbyllen kurrë me celës. Por ekzistojnë dhe vende të tilla ku portat e blinduara janë dicka normale. Nuk duhet ti dorëzohemi idesë së jë sistemi të tillë për gjithë jetën tonë, për jetën e familjes, qytetit e shoqërisë. E aq më tepër në jetën e Kishës. Do të ishte e tmerrshme. Një Kishë jomikpritëse është si një familje e mbyllur në vetvete. Asnjë portë e blinduar në Kishë. Gjithcka të jetë e hapur. Porta duhet të ruaj e jo largoj. Administrimi i portave kërkon një mprehtësi të jashtëzakoshme e në të njëjtën kohë duhet të frymëzoj besim të madh", u shpreh Papa Francesko.