Londër, sot funerali i Thatcher, masa të rrepta sigurie
Policia britanike ka forcuar sigurinë në Londër për funeralin e ish-kryeministres Margaret Thatcher.Masat e larta të sigurisë janë marrë pas sulmeve me bomba të hënën në Boston të SHBA-së.Më shumë se 2 mijë njerëz pritet të marrin pjesë sot në funeralin e zonjës Thatcher në Katedralen e Shën Palit në Londër.Mbretëresha e Britanisë Elizabeth do të bashkohet me udhëheqës politikë, dhe personalitete të huaj të famshëm të pranishëm.Trupi i ish-kryeministres u vendos dje në pallatin Westminster për të pushuar aty gjatë natës para funeralit.Arkivoli i saj do të kalojë sot nga Kapella e Forcave Ajrore Mbretërore për në Katedralen e Shën Palit në Londër ndërsa në të dy anët e rrugës do të rreshtohen pjestarë të ushtrisë britanike, marinës dhe forcave ajrore.Masa sigurie janë vendosur rreth katedrales përpara ceremonisë. Policia Metropolitane thotë se më shumë se 4 mijë policë do të dislokohen për të ofruar siguri për funeralin.Zyrtarët britanikë thonë se përgjigja më e mirë për sulmin terrorist në Boston është që ngjarjet të zhvillohen siç janë planifikuar dhe njerëzit të dalin nëpër rrugë.