Blushi: Europa të ndihmojë Islamin të kapërcejë këtë moment të rëndë psikologjik

Kur je duke u djegur është e vështirë të përcaktosh se çfarë do bësh pasi të mbarojë zjarri. Kështu e nis editorialin e tij Ben Blushi shkrimtar dhe politikan, duke komentuar shkaqet pasojat dhe te ardhmen pas sulmeve terroriste në Francë.Dhe pyetja që shtron Blushi e cila po torturon Europën dhe botën është çfarë duhet bërë që këto sulme të mos përsëriten më.Europës do ti duhet pak kohë, thotë ai, të bindet se ka fuqi për të ndëshkuar ata që vrasin dhe se ajo mund ta ndihmojë Islamin të kapërcejë këtë moment të rëndë psikologjik që ka.Ben Blushi e shteron qëndrimin e tij edhe në një intervistë për Ora News.Ben Blushi:“Për fat të keq ishin të parashikueshme. Pas asaj që ndodhi me “Charlie Hebdo” në janar të këtij viti dihej që vrulli terrorisët nuk kishte mnbaruar aty. Europa për fat të keq as nuk i tremb dot, as po i mund dot dhe as po i asimilon dot terroristë që kanë frymëzim dhe jetojnë për të vrarë. Shpresoj që pas kësaj ngjarje Europa të kuptojë që ka ardhur koha për një qasje të re, në mënyrë politike dhe ushatarake raportet e Europës me islamin duhet të rishikohen. Europa mund ta ndihmojë islamin të kapërcejë këtë moment shumë të vështirë psikologjik që ka”.Gazetari: Është më keq se ç’ishte me “Charlie Hebdo” Europa?Ben Blushi: Nuk them që është më keq por është më e frikësuar. Për shkak se është më e frikësuar ka arsye të jetë më keq. Gjithë Europa ka arsye të jetë e terrorizuar. E ka shumë të vështirë të përcaktojë një kufi, por kjo nuk është një luftë. Unë nuk e quaj luftë, por ata që e quajnë luftë, këtu nuk ka kufi, nuk ka ushtri që ti e ke përballë dhe mund të mundi, mund ta mundësh apo negociosh. Nuk ka. Komshiu jot, shitësi i bukës, taksisti, nxënësi i shkollës, sportisti, gjithkush mund të kthehet në një terrorist. Në këtë kuptim ka nevojë për një qasje të re. Unë them për raportin e Europës me islamin. Jam i bindur për këtë. Nuk mund të fajësosh viktimën, në këtë rast është Europa por është e domosdoshme të gjejë një mënyrë për të ndihmuar islamin të kapërcejë këtë moment. Duhet të jemi naivë të besojmë që edhe ne nuk jemi afër të këtij zjarri, nuk jemi larg, jemi afër në fakt.