Famullia e Shkodrës meshë për viktimat e Parisit: Sulmi s’ka lidhje me besimin
Kisha katolike e Shkodrës, ka mbajtur meshë në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris.Mesha e shenjtë u kremtua në varrezat e Rrmajit, aty ku regjimi komunist pushkatoi shumë shqiptarë, dhe nga ku 25 vite më parë u shënua mesha e rikthimit të lirisë së besimit.Kisha katolike në Shkodër i ka kushtuar një meshë viktimave të sulmit terrorist në Francë, ngjarje që tronditi mbarë botën prej mbrëmjes së të premtes.Në praninë e të rinjve të famullisë së "Shën Shtjefnit", famulltari i Shkodrës Dom Artur Jaku e quajti një të premte të zezë ngjarjen e ndodhur në Paris, që sipas tij nuk ka lidhje me asnjë besim fetar. Terroristët i cilëson mostra që nuk e duan jetën.Dom Artur Jaku: “Ata janë thjesht mostra, njerëz të cilët janë kundër jetës, njerëz të shpërlarë nga truri që nuk kanë asgjë në mendje, por si e si dinë vetëm të shkatërrojnë jetën e tjetrit”.Mesha e shenjtë u kremtua në varrezat e Rrmajit, aty ku regjimi komunist pushkatoi shumë shqiptarë, e veçanërisht klerikë të përhapjes së besimit dhe nga ku 25 vite më parë u shënua mesha e rikthimit të lirisë së besimit.

/Oranews.tv/