Kamikazi i identifikuar në Francë, i njohur për lidhjet me organizatat terroriste

Prokurori i Parisit, Francois Molins tha se në sulmet e së premtes në mbrëmje në Paris duket se ishin përfshirë tre grupe personash të armatosur, disa prej të cilëve kishin veshur jelekë me ekspozivë, që i aktivizuan, duke kryer vetëvrasje.Ai tha se njëri prej grupeve kishte udhëtuar me një makinë, e cila është parë tek disa pika ku janë kryer sulmet.Prokurori Molins tha të shtunën pasdite se në sulme janë vrarë 129 persona dhe 352 të tjerë janë plagosur, përfshirë 99 persona, të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje kritike."Shtatë prej autorëve të sulmeve u vranë në sulme vetëvrasëse me bombë", tha prokurori.Ai tha se dy nga trupat e terroristëve u gjendën tek Stadiumi i Francës dhe se kishin të trup breza eksplozivësh me bateri.Ai tha se tre prej terroristëve u vranë, njëri prej policisë dhe dy të tjerë kur shpërthyen jelekët e tyre vetëvrasës, në sallën e koncerteve Bataclan, ku mbetën të vrarë 89 persona.Prokurori francez tha se një prej makinave ishte regjistruar me emrin e një shtetasi francez dhe ishte ndaluar në kufirin me Belgjikën.Proncimi për mediat i Prokurorit francezFrancois Molins: “Kjo nuk do të ndalojë luftën tonë kundër terrorizmit që sa vjen e forcohet. Ngjarja ka bërë të aktivizohet. Ishte ndërmarrje terroriste e shumëmirworganizuar. Sipas hetimeve tona synimi ka qenë për të terrorizuar persona. Hetimi sapo ka filluar, nuk kemi amrrë edne dëshmitë. Insistoj sidoqoftë në ruajtjen e sekretit të hetimit. Hetimet e para janë të marra me dëshmitarë dhe videosurvejime.Janë tre ekipe terroristësh të kordinuar.Hetimi deri në këto momente ka evidetuar edhe pjesamarrësit e këtyre grupeve terroriste, organizatorët, ndihmësit, financuesit.Mbi vijimin e hetimeve ku do përcaktohen dhe identiteti i terroristëve është identifikuar një terrorist në Bataclan i ditëlindjes 1985, person i cili ka qenë i njohur dhe më parë lidhur me radikalizmin dhe ka qenë i lidhur dhe më parë me organizatat terroriste. Pranë trupit të këtij kamikazit është zbuluar një pasaportë siriane e një individi të lindur në Siri. Ky individ nuk është i njohur nga shërbimet franceze. 7 terroristë kanë përdorur armë lufte të tipit kallashnikov.Gjithashtu kanë pasur eksplozivë identikë.Është një eksploziv primar shumë i shpërthyeshëm, kanë pasur të njëjtin detonator, të njëjtat karaktreristika. Në lidhje me mjetet e përdoruara, dëshmitarët apo vëzhgimet video tregojnë se ka qenë e përfshirë një makinë “Seat” e marrë me qera nga një qytetar francez. Ky person ka qenë pjesë e një kontrolli rutinë gjatë ditës së djeshme, por nuk ka qenë në asnjë nga dy këto automjete që përmenda, por në një tjetër.Institucionet belge kanë hapur një hetim specifik në lidhje me një celulë të vogël terroriste dhe ka disa çaste ku ka filluar dhe bashkëpunimi. Na kanë deklaruar se janë ndaluar tre persona. Këta persona janë rezidentë në Belgjikë, individë që nuk njihen nga shërbimet franceze".