Merkel e veshur me të zeza: Liria është më e fortë se terrori

Ata të cilët u vranë përballë barit, në restorant apo në sallën e koncerteve apo në rrugë donin të jetonin jetën e qytetarëve të lirë në një qytet ku festohet jeta është e glorifikuar” tha Angela Merkel në një deklaratë për shtyp paraditen e sotme- "Por ata takuan vrasës të cilët urrenin jetën e lirë."Kancelarja Merkel dënoi sulmet në Paris dhe i bëri thirrje Gjermanisë për tu solidarizuar me qeverinë franceze dhe njerëzit duke i kërkuar të gjithë qytetarëve europianë të qëndrojnë sëbashku në kundërshtim të sulmit."Ne , miqtë tuaj gjermanë, jemi shumë afër jush. Ne po qajmë me ju," - tha kancelarja e veshur me kostum të zi. "Së bashku me ju, ne do luftojmë kundër atyre që kanë kryer këtë akt"Ne e dimë se jeta jonë e lirisë është më e fortë se terrorit, "tha ajo. "Le t'iu përgjigjur terroristët duke jetuar vlerat tona me guxim."/Oranews.tv/