Hajduti del nga burgu me leje por vjedh sërish
“Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”. Kjo është shprehja popullore që mund ti shkojë për shtat një 29 vjeçari nga fshati Vranisht i Vlorës. Visi Shakaj është dënuar me 6 vjet burg për vjedhje të kryer në bashkëpunim” dhe po vuante dënimin në burgun e PeqinitKur I kishin mbetur 15 muaj për të kryer dënimin më 11 nëntor Visi Shakaj për arsye familjare kishte dalë me leje 7-ditore. Por dje është arrestuar në flagrancë pasu akuzohet për një vjedhje.“Në vendin e quajtur "Lenga-Vranisht", rreth orës 11:30, ky person ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit: Sh.K., 51 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe më pas i ka marrë me dhunë një sasi parash prej 4.000 lekë (të rinj)” informon policia e Vlorës.Me tu arrestuar policia ndërpriti periudhën e lejes dhe e arrestoi për akuzën e vjedhjes me dhunë"./Oranews.tv/