Treni del nga shinat, 5 të vdekur e 7 të plagosur në Francë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2015, 17:29
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat dhe përdunoi në një kanal.Ngjarja ndodhi në qytetin e Strasburgut. Skuadrat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë njerëzit e lënduar.Autoritetet franceze raportojnë se treni doli nga shinat pasi po ecte me shpejtësi të madhe.Nuk dihet ende nëse do të rritet bilanci i viktimave. Treni doli nga shinat në aksin Paris-Strasburg, linjë që nuk ishte përdorur kurrë më parë.Ai u rrëzua teksa kalonte sipër një ure dhe të gjitha bagazhet që ndodheshin në të ranë në kanal, thonë dëshmitarët.Autoritetet njoftojnë se nuk ekziston një lidhje mes sulmeve terroriste në Paris ku mbetën të vrarë 128 persona dhe këtij aksidenti.

