Kronologjia e sulmeve në Paris që i morën jetën mbi 120 personave
Parisi është në zi kombëtare, pas sulmeve të njëpasnjëshme që tronditën Francën dhe mbarë botën mbrëmjen e të premtes. Ja çfarë ndodhi në rrjedhë kronologjike, minutë pas minuti, fill pas startit të ndeshjes miqësore Francë-Gjermani, në atë çka do të mbahet mend si një natë e gjatë terrori dhe konfuzioni në kryeqytetin francez.Terroristët kanë patur një plan të mirë-organizuar, pasi paraprakisht kanë përcaktuar hartën e zonave dhe rrugëve ku do të godisnin.Gjithçka ka nisur në orën 21.00 të mbrëmjes kur u raportua një sulm me armë zjarri në restorantin "Rue de Charon".Pas startimit të ndeshjes miqësore mes Francës dhe Gjermanisë, në të cilin ishte i pranishëm edhe Presidenti Fransua Hollande, u dëgjuan dy shpërthime të njëpasnjëshme, që u dëgjuan fillimisht në orën 21.50, pranë stadiumit kombëtar të Parisit, në "Stade de France". Shpërthimi i parë u dëgjua në 21.50 dhe vetëm 4 minuta më pas është dëgjuar shpërthimi i dytë.Vetëm pak çaste më pas u raportua për të shtëna me armë zjarri në një nga vendet më të frekuentuara të Parisit, në teatrin Bataclan, ku po zhvillohej një koncert i një grupi amerikan të muzikës metal, e ku mendohet se në sallën e koncerteve ishin të pranishëm 1500 persona. Në teatër janë shënuar sulm me armë dhe vetëvrasje me bombë.Menjëherë pas këtyre sulmeve, që shpërqëndruan policinë franceze dhe forcat e sigurisë, u shënuan rresht sulme të tjera në rrugët dhe vendet më të frekuentuara nga francezët dhe turistët.Fillimisht u shënua sulmi me armë zjarri në barin "Le carillon" në rrugën 18 Alibert në distriktin 10, më pas sërish sulm me armë në restorantin "Le petit Cambodge" në rrugën 20 Alibert, sërish në distriktin e 10. Sulmi radhës ishte ai në "La belle Equipe" rruga 92 Charonne në distriktin 11 dhe së fundmi në restorantin "La Casa Nostra" në rrugën 2 La Fontaine, distrikti 11.Në orën 22 të mbrëmjes, policia franceze doli zyrtarisht me një deklaratë për mediat, duke dhënë versionin e parë për ngjarjen e duke konfirmuar se së paku 18 persona janë vrarë.Vetëm 8 minuta më pas, policia konfirmoi se numri i viktimave ishte rritur në 26 persona duke shkuar brenda pak minutave në 60 deri në 100, shumica prej të cilave në teatrin Batalcan.Në orën 22.15 të mbrëmjes, Presidenti Fransua Hollande u evakua nga stadiumi, së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman.Në orën 23.02 minuta Kreu i Shtetit, nga pallati Elizesë shpalli vendin në gjendje emergjencë kombëtare, ndërsa deklaroi se kufijtë e Francës janë mbyllur.Vetëm 20 minuta më pas, policia konfirmoi sulmet terroriste, dy shpërthimet me bombë pranë stadiumit dhe sulmin në teatrin Bataclan.Në 11.30 policia nisi ndërhyrjen në teatrin Bataclan ku qindra persona mbaheshin peng nga 3 terroristë të armatosur ndërsa forcat e sigurisë nisën të mësyjnë nga të gjitha anët.Pas 25 minutash dhe sagës së gjakderdhjes brenda në sallën e koncerteve, trupat komando bënë të ditur se atentatorët u asgjësuan, 2 të vrarë nga policia dhe njëri shpërtheu bombën vetëvrasëse.Vetëmnë orën 1.40 policia franceze raportoi zyrtarisht se të gjithë sulmuesit kanë vdekur.Në një dalje të dytë përpara mediave dhe mbarë popullit të tij, Presidenti Hollande vizitoi Bataclanin dhe tha se përgjegjësit për këtë masakër do të marrin ndëshkimin që meritojnë dhe Franca do të jetë e pamëshirshme".
Kronologjia e sulmeve në Paris që i morën jetën mbi 120 personaveKronologjia e sulmeve në Paris që i morën jetën mbi 120 personavePër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/kronologjia-e-sulmeve-ne-paris-qe-i-moren-jeten-mbi-120-personave/Posted by Ora News on Saturday, November 14, 2015