Avioni francez anullon fluturimin nga Amsterdami pas kërcënimeve në Twitter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2015, 16:36
Të gjithë pasagjerët e avionit francez AF1741 që do të nisej nga Amsterdami për në Francë me orën lokale 14.45, janë nxjerrë jashtë për shkak të një kërcënimi në tëitter.Aeroplani tani është duke u kontrolluar dhe shërbimet e emergjencës janë të pranishme në vendngjarje.Një përdorues Twitter-i nën emrin @jihadijohn8 shkroi në rrjetin social: “Dje dhe sot, Parisi, Brukseli dhe Aeroporti Schiphol në Amsterdam do të sulmohen nga vëllezërit tanë të ISIS”.Një tjetër shkruante: “Të harrojmë ç’na bëri Rusia? Prisni e do shikoni çfarë do ndodhë me fluturimin AF1741 nga Amsterdami në Paris”.[caption id="attachment_617587" align="alignnone" width="620"]
Ne foto: Postimet ne twitter qe bene qe fluturimi te anullohej[/caption]