Ambasadori francez në Tiranë: Shteti Islamik i ka shpallur luftë Francës. Është e qartë

"Është e qartë se Shteti Islamik i ka shpallur luftë Francës". Kështu deklaroi Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, në një konferencë të posaçme për sulmin në Paris.Ambasadori tha se Franca e lirive nuk mposhtet, por armiqtë e saj po.Në selinë diplomatike, janë shtuar masat e sigurisë. Në Ambasadën franceze në Tiranë, flamuri është ulur në gjysmë shtizë.Selia diplomatike i është bashkuar vujatjes që po përjeton Franca për humbjen e jetëve të pafajshme, por njëherësh i është përgjigjur edhe thirrjes për shtim të masave të sigurisë.Numri i uniformave blu është shtuar, sikurse edhe kontrolli për të hyrë në ambjentet e Ambasadës.Edhe gazetarët, iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm.[caption id="attachment_617641" align="alignnone" width="640"]1 Gazetarët gjatë kontrollit në Ambasadë[/caption]Ambasadori, Bernard Fitoussi, tha se Franca është në luftë, por sikurse ka ndodhur në historikun e këtij shteti, janë armiqtë e saj që bien, pasi Franca është e pamposhtur.Bernard Fitoussi: “Franca është në zi. Franca është në luftë.Disa persona pa besë dhe pa nder kanë sulmuar dhe kanë vrarë njerëz në Paris dje në darkë.Ne vajtojmë sot miq në 128 viktima dhe kemi shumë frikë se bilanci mund të rendohet më tej.Mendimi im i parë shkon për familjen. Jemi thellësisht të tronditur sepse këta njerëz patriotët tanë nuk bëjnë asgjë të keqe. Ata ishin aty sepse thjesht donin të jetonin në një lagje ku unë dhe familja ime kemi shpesh zakonin të shëtisim.Gjithashtu barbarët vranë edhe rreth stadiumit të Francës gjatë ndeshjes miqësore mes Francës dhe Gjermanisë. Edhe ai është një simbol të cilën vrasësit mizorë deshën ta synonin.Është për zi kombëtare, për dhimbje dhe për prehje shpirtërore  por është e qartë gjithashtu se Shteti Islamik i ka deklaruar luftë Francës.Vendi ynë ka kaluar kriza të shumta, ka qënë sulmuar nga armiqtë të shumtë. Por armiqtë e Francës janë të gjithë të zhdukur tani. Ato janë asgjesuar dhe Franca është gjithmonë këtu në këmbë.Franca e lirive, Franca e drejtësisë, Franca e vlerave të përbashkëta për të gjithë njerëzimin dhe kur ne sulmohemi , ne nuk mposhtemi. Franca nuk ka pasur asnjëherë frikë.Presidenti Holonde e deklaroi qartë, Franca do të jetë e pamëshirshme. Kriminelët, porositësit e tyre, mbështetësit e tyre do të përndiqen. Ato tashmë kanë humbur. Nuk mund të terrorizohet Franca”.Ndërkohë, jashtë dyerve të Ambasadës, vijon silidarizimi me qytetarët francezë, sikurse është rasti i Stefan Dhimitrit që ka jetuar për 34 vjet në Francë dhe ka edhe nënshtetësi franceze.Stefan Dhimitri: “Erdha për të shprehur solidaritetin tim me këtë dhimbje të një populli mik të Shqipërisë dhe që shpreh shumë vlera për demokracinë”.Edhe përfaqësues të Ambasadave të tjera, i janë bashkuar dhimbjes. Anna Rykova vendosi këtë lule në emër të selisë së Rusisë në Tiranë.Anna Rykova: "Një tragjedi jo vetëm e Francës, por mbarëbotërore. Ne si Ambasadë e Rusisë shprehim ngushëllime sa më të thella ndaj popullit francez".[caption id="attachment_617642" align="alignnone" width="640"]2 Anna Rykova, sekretare e Ambasadës së Rusisë në Tiranë[/caption]Të hënën në këtë Ambasadë do të hapet libri i ngushëllimeve, ndrërsa në orën 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet një ceremoni në nderim të viktimave.Bernard Fitoussi: “Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të autoritet shqiptare të shtetit shqiptar për mesazhet e tyre të menjëhershme mbështetjeje.Bashkëpunëtoret  e mi dhe unë vet kemi marrë gjithashtu mesazhe të shumta solidariteti nga qytetarë të thjeshtë shqiptarë.Kur Franca sulmohet në këtë moment ajo i njeh miqtë e saj të vërtetë dhe shqiptarët janë një ndër miqtë më të shtrenjtë që ka Franca.Të hënën ora 18:00 para Muzeut Kombëtar Sheshi Skënderbej, unë dhe miku im ambasadori i Gjermanisë do të mbajmë një minutë heshtje.Fjala ime e fundit është për komunitetin francez, të cilit i bëj thirrje për solidaritet qetësi dhe prehje shpirtërore”.Deri të hënën siguria do jetë e lartë.Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin shprehu ngushëllimet për sulmin në Francë, teksa u bë pjesë e Panairit të Librit.Vlahutin: “Si fillim dua të shpreh ngushëllimet tona për popullin francez e Republikën e Francës për atë ngjarje të tmerrshme e tragjike që ndodhi mbrëmë në Francë. Diskutuam sot nëse duhej të merrnim pjesë apo jo në aktivitete publike, kjo për të respektuar viktimat e asaj ngjarjeje dhe unë vendosa mos ta pezulloja pjesëmarrjen time në këtë takim, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm:Librat janë një pjesë thelbësore e asaj që na bën neve të qytetëruar dhe duke lexuar libra ne festojmë lirinë".   /Oranews.tv/