Një minutë heshtje në pritjen e FSHF për kombëtaren, mori pjesë dhe Fitoussi
Edhe pse ishin mbledhur për të festuar ngjarjen më historike për futbollin shqiptar, kualifikimin e përfaqësues në Francë 2016, ceremonia e pritjes së FSHF në nder të djemve kuq e zi nisi pikërisht me ngushëllimet për popullin francez dhe një minutë heshtje në nderim të viktimave.Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ndërsa u solidarizua me popullin e Francës, falenderoi dhe diplomatin francez jo vetëm për mirëkuptimin e mbajtjes së pritjes, por dhe praninë e tij.Duka: “Në thelbin e vetë terrori i verbër që goditi mbrëmë Parisin synon pikërisht të fusë panik vetëizolues në jetën tonë dhe të vërë në pikëpyetje gjithçka që është normale në mënyrën tonë të jetesës.Atëherë gjithçka që ne bëjmë për të modifikuar jetën tonë të përditshme për shkak të këtij paniku është pikërisht ajo që synojnë armiqtë barbarë të qytetërimit tonë. Do doja të gjithë të kuptojnë moszbulimin e kësaj mbrëmje kuq e zi, ashtu si ne që morëm këtë vendim si një refuzim për t’iu nënshtruar qoftë edhe simbolikisht trysnisë psikologjike të terrorit. Sonte jemi lidhur dy fish me Francën, për arsyen që kanë të gjithë, por dhe për arsyen se në Francë vijon rruga jonë”.Si pjesë e pandarë e të gjithë rrugëtimit të përfaqësueses sonë, ceremonisë nuk mund ti mungonte dhe himni kombëtar.Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në krah të Ambasadorit francez, përktheu për diplomatin fjalimin e Dukës.